Mot i përkeqësuar në Kukës, reshje të forta shiu dhe breshër

Mot i përkeqësuar në Kukës, reshje të forta shiu dhe breshër

Qyteti i Kukësit është goditur nga një përkeqësim i motit, i shoqëruar me reshje të forta shiu dhe breshër, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të zonës urbane. Stuhia ka përfshirë pothuajse të gjithë qytetin, ndërsa sasia e madhe e ujit dhe breshërit ka sjellë përmbytje në disa rrugë. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm në disa segmente rrugore. Vështirësi janë raportuar edhe në aksin rrugor që lidh Kukësin me Prizrenin. Në këtë segment, për shkak të mungesës së kanalizimeve anësore për largimin e ujërave, reshjet kanë shkaktuar dalje të ujit në sipërfaqen e rrugës, duke krijuar rrezik dhe pengesa për drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu, në kilometrin e tretë të këtij aksi është regjistruar një rrëshqitje dherash, e cila ka bllokuar...