Mot i keq në Kukës/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, nuk shkaktohen probleme në qarkullim

Mot i keq në Kukës/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, nuk shkaktohen probleme në qarkullim

Gjatë natës, qarku i Kukësit është përfshirë nga mot i keq, i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në lartësitë mbi 900 metra është shënuar prezencë e rënies së dëborës. Reshjet kanë zbardhur disa fshatra në njësitë administrative Arrën, Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojanë, Zapot dhe Shishtavec, si dhe zonat e Lekbibajt dhe Luginën e Valbonës në Tropojë. Trashësia e borës nuk ka kaluar 5 cm, duke mos krijuar probleme në lëvizjen dhe qarkullimin në këto zona. Ndërkohë, si pasojë e reshjeve të shiut gjatë natës, në disa akse nacionale si Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Krumë–Tropojë, Kukës–Shishtavec dhe Bajram Curri–Valbonë është shënuar rënie gurësh në rrugë. Megjithatë, qarkullimi nuk është bllokuar. Punonjësit e firmave mirëmbajtëse janë në terren dhe po punojnë për largimin e gurëve dhe materialeve inerte...