Mot i keq “çmend” detin në Vlorë, dallgë deri në 2.5 metra, Kapiteneria ndalon daljen e peshkarexhave në det
foto ilustruese VLORË- Moti i keq me shi dhe erëra të forta ka penalizuar daljen në në det të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorë. Kapiteneria e Vlorës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjitha subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port. Kjo masë vjen si pasojë e përkeqësimit situatës hidrometeorologjike, ndërsa përmirësimi pritet të ndodhë pas datës 29 janarin. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Njoftimi i Kapitenerisë së Portit Vlorë: Përshëndetje, Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 28-29.01.2026 Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë...
Burimi:
zeri.ai