Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius
Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku termometri ka zbritur nën –10 gradë Celsius. Në disa akse rrugore malore, temperaturat kanë arritur deri në –15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë janë regjistruar reshje dëbore, por rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë, duke qenë e hapur për qarkullim. Ndërkohë, në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba) nuk ka pasur prezencë dëbore, ndërsa kriposja ka vijuar në pikat problematike për të shmangur ngricat. Nga ana hidrologjike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë në rënie dhe aktualisht nuk paraqesin rrezikshmëri për...
Burimi:
gijotina.com