No Image Available

Mosfaturim dhe punonjës të padeklaruar/ Doganat kontrolle në Elbasan, në shkelje “Eida” dhe “Gega Oil”

Pikë karburanti Eida dhe Gega Oil ELBASAN- Administrata Doganore dhe ajo Tatimore kanë zhvilluar kontrolle në disa pika karburantesh, ku ka identifikuar dy prej tyre në shkelje. Bëhet fjalë për pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega Oil”, për të cilat kishte dyshime për shmangie të detyrimeve ligjore dhe doganore. Në sajë të operacionit të ndërmarrë në sektorin e hidrokarbureve për monitorimin e tregut të produkteve energjetike, fillimisht subjektet u monitoruan në distancë dhe më pas, nga kontrollet paraprake, u gjet dokumentacion i parregullt dhe mosdeklarim i plotë i aktivitetit. Mësohet se një task-forcë e ngritur ushtroi kontrolle në këto dy pika në qytetin e Elbasanit, ku u konstatuan një sërë shkeljesh: 1. Moslëshim i faturës për transaksionet e kryera 2. Mosafishim i listës së çmimeve...