“Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’…”/ Vendimi i Bordit të Transparencës, Braçe: Meritojmë transparencë!
Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pasi Bordi i Transparencës caktoi sot çmimet tavan për karburantet, ku vendosi që nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri dhe benzina jo më shumë se 175 lekë/litri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka shkruar se me këtë vendim të Bordit, çmimi i naftës u ul menjëherë me 11-14 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës u ul me 24-27 lekë për litër. Teksa hodhi pretendime për grabitje të shqiptarëve në çmimin ‘neto’ të naftës pa taksat brenda, Braçe kërkoi që të bëhet transparencë. Braçe gjithashtu ngriti pyetjen nëse retorika politike e mediatike e përqëndruar te taksat ka fshehur të vërtetën për abuzimet sipas tij të çmimit ‘neto’ pa taksa të naftës. Reagimi i Braçes: Çmimet...
Burimi:
sot.com.al