“Mos të biem pre e provokimeve”/ Protestuesi: Rama dhe Berisha kanë frikë nga ne, nuk na përçajnë dot

“Mos të biem pre e provokimeve”/ Protestuesi: Rama dhe Berisha kanë frikë nga ne, nuk na përçajnë dot

Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe me thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e provokimeve, ndërsa një prej protestuesve deklaroi se klasa e vjetër politike kërkon tensione për të mbijetuar në pushtet. Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, ai tha se protesta paqësore po shqetëson drejtuesit politikë dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos bien në grackën e dhunës. “A e dini se kush ka frikë nga protesta jonë paqësore? Ai që është mësuar të përçajë njerëzit dhe të mbjellë frikë. Kur nuk ia del dot, bën provokime, si ato që pamë para dy ditësh para Kuvendit”, u shpreh ai. Më tej, protestuesi theksoi se liria fitohet me qëndresë dhe jo me dhunë, duke paralajmëruar se, sipas tij,...