Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Mos më detyroni të njoftoj Ramën se e dini ç’ju gjen”- Zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve për Ballukun
Prej më shumë se 4 orësh vazhdon mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj. Avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar tre javë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, me këtë kanë rënë dakord edhe deputetët e mazhorancës. Ndërkohë kreu i SPAK, Klodian Braho nuk vendosi një afat për se sa kohë i duhet vënë në dispozicion avokatit të përgatitet. Ndërkohë deputeti i PD, Gent Strazimiri pyeti prokurorin e çështjes, Dritan Prençi, në cilësinë e prokurorit të çështjes: “Duke patur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht a keni ju personalisht...