“Mos guxo..”/ Kërcënoi votuesin në zgjedhjet e 2023, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin

“Mos guxo..”/ Kërcënoi votuesin në zgjedhjet e 2023, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin

majlinda bufi-spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 1 vit e gjysmë burg për Majlinda Bufin, kryebashkiake e Roskovecit për akuzën e "përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore'. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 1 vit burg. Megjithatë, Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli, pasi SPAK ka kërkuar pezullimin e dënimit duke e konvertuar në 2 vite shërbim prove.  Nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike, duke e kërcënuar.  E pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i...