“Mos e taksoni librin”/ Autorët kundër TVSH 6%, kërkojnë formalizim të tregut

“Mos e taksoni librin”/ Autorët kundër TVSH 6%, kërkojnë formalizim të tregut

Formalizimi i tregut ishte kërkesa që të gjithë autorët dhe librarët që morën në seancën dëgjimore për diskutimin e Projektligjit mbi Librin në Komisionin e Kulturës e bërtitën njëzëri. Autorët e cilësuan veten pikën më të dobët në hallkën e prodhimit të librit dhe për shkak të informalitetit e kanë të pamundur të informohen plotësisht për tirazhet e shitura. “Nuk jam dakord që njerëzit nuk lexojnë. Flitet për një treg që ka xhiro të deklaruar 10 milion euro në vit. Ajo që unë vë re, gjithnjë kam ndjerë që ne autorët na shikojnë si të fundit. Nuk kemi mundësi të verifikojmë sa kopje shiten, kemi një ide që na thonë letërsia shqipe nuk shitet, por ne nuk e dimë pse, ndërkohë që na thonë ta...