Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar ashpër dhe me ‘kunja’ me Jozefina Topallin. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla i tha që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Balla tha se “në Shkodër menduam se do merrje vota, por dole si me Diasporën”, duke i kujtuar zgjedhjet e fundit të 11 majit, ku Jozefina Topalli ishte e deleguara e PD. “Ti Jozefina, mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, sepse në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut, sa për korrektesë. Të lutëm, këtë pjesë ma kurse pak se unë për fat të keq di shumë gjera, si i ndanim këto llogaritë. Vetëm se ti...