Mori disa plagë pas të shtënave me armë në berberhane, 30-vjeçari mbërrin te Trauma
Pas të shtënave me armë, 30-vjeçari Sokol Daci i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në një berberhane në Lezhë. ABC News mëson se i riu ka mbërritur në spitalin e Traumës. Nga burime brenda spitalit mësohet se i riu ka marr plagë në shpatull, bark dhe në këmbë. Aktualisht ndodhet në sallë në gjendje stabël.
Burimi:
sot.com.al