Mori 330 mijë lekë nga dega postare në Elbasan, punonjësja 48-vjeçare merret nën hetim
330 mijë lekë dyshohet se janë marrë nga pagesat e qytetarëve në një degë poste në Elbasan.Në qendër të hetimit është një punonjëse e postës, gruaja me inicialet E. Rr., 48 vjeçe. Sipas dyshimeve, ajo ka hyrë në sistemin elektronik duke përdorur kredencialet e një kolegeje dhe ka marrë paratë nga pagesat që bëhen në sportel. Rasti është zbuluar gjatë verifikimeve për veprimet financiare në degën postare të qytetit. 48-vjeçarja tani është nën hetim, ndërsa çështja po ndiqet nga Prokuroria për të sqaruar si janë marrë paratë dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Rr.,...
Burimi:
sot.com.al