Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar, arrestohen 3 të rinjtë në Tiranë
Foto ilustruese TIRANË- Një 28-vjeçar është marrë peng dhe është dhunuar nga 3 persona. Policia bën me dije se për ngjarjen janë arrestuar 3 persona. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar me inicialet E.L, një vajzë 24-vjeçare me inicialet E.SH dhe një vajzë tjetër 22-vjeçare me inicialet M.K Efektivët po hetojnë për të zbardhur plotësisht se çfarë ka ndodhur dhe cili ishte motivi i kësaj ngjarjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:-arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar”, njofton Policia./ZËRI
Burimi:
zeri.ai