Monika Kryemadhi batuta me gazetarët para GJKKO: Mirin e kam shok, s’jam e pavarur

Monika Kryemadhi batuta me gazetarët para GJKKO: Mirin e kam shok, s’jam e pavarur

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore. Në këtë proces ajo paraqet argumentet në mbrojtje të saj, së bashku me Ilir Meta dhe tre të pandehur të tjerë. Para hyrjes në sallën e gjyqit, Kryemadhi shkëmbeu batuta me gazetarët e pranishëm, madje duke i filmuar edhe me telefonin e saj celular. “Ma jep një celular t’i regjistroj edhe unë pak, shih sa të bukur janë. Mos u bëj kaq kurrnac me celularin. Jeni yje, yje. Si kam ardhur sot si intelektuale. Këta janë yjet e Big Brother-it tim. Pse vetëm ju të filmoni, unë të mos ju filmoj?”, u...