Monika Kryemadhi batuta me avokatin për stil dyshe apo treshe!

Monika Kryemadhi batuta me avokatin për stil dyshe apo treshe!

Pas vendimit të GJKKO për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, avokati i kreut të Partisë së Lirisë ka folur për gazetarët. Jashtë ambienteve të GJKKO-së, avokati Kujtim Cakrani, i shoqëruar edhe nga Kryemadhi paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëhen publike provat dhe dokumente nga dosja hetimore në ngarkim të klientit të tij dhe të pandehurve të tjerë. Ndërkohë që Cakrani po shprehte rezervat e tij ndaj vendimit të kësaj të mërkure, ku gjyqtarja Irena Gjoka pranoi se kishte mangësi në prova, mirëpo vendosi sërish të kalonte për gjykim dosjen në themel, Kryemadhi nuk kurseu batuat dhe ironikë, duke përmendur edhe një nga banorët e Big Brother Vip...