Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Momenti Institucional i Vitit! 2025 nuk u dominua nga një personazh, por nga procese gjithëpërfshirëse
Prej vitesh, Top Channel ka shpallur në fund të vitit Personazhin e Vitit, si një reflektim editorial mbi figurat që kanë ndikuar më fort në zhvillimet politike, shoqërore dhe institucionale të vendit. Viti 2025, megjithatë, shënoi një ndryshim të thellë në vetë natyrën e ndikimit publik. Ky ishte një vit që nuk u dominua nga veprimet apo vendimmarrjet e një individi të vetëm, por nga një proces i gjerë institucional, i cili përfshiu pushtetin ekzekutiv, institucionet e drejtësisë, politikën, median dhe shoqërinë në tërësi. Gjatë vitit 2025, Shqipëria përjetoi një përballje të hapur mes pushtetit dhe llogaridhënies, e cila u zhvillua jo vetëm në sallat institucionale, por edhe në hapësirën publike, përmes debateve, hetimeve, deklaratave dhe reagimeve që ndikuan drejtpërdrejt klimën politike dhe besimin qytetar....