Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

Protesta e fundit e opozitës e mbajtur në 28 shkurt në kryeqytet, u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekëzjarrësh, duke i vënë flakën fillimisht koshave të plehrave, e më pas edhe vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Në një interesim për koment nga gazetari Muhamed Veliu lidhur me përdorimin e molotovëve në protestë nga opozita, Ambasada Amerikane u shpreh se aktorët politikë duhet të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore e të ligjshme. “Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Top Channel.