Molotovë drejt Kryeministrisë, jepen sot masat e sigurisë për protestuesit. Noka, Balliu dhe Nallbati ndjekin nga afër procesin

Molotovë drejt Kryeministrisë, jepen sot masat e sigurisë për protestuesit. Noka, Balliu dhe Nallbati ndjekin nga afër procesin

Sot do të mbahet seanca në Gjykatën Penale për protestuesit në demonstratën e opozitës që u mbajt të hënë para Kryeministrisë, Tiranë. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Nga pamjet e siguruara nga TCH, shihen deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati, jashtë ambienteve të gjykatës, duke shprehur kështu mbështetjen ndaj protestuesve. Dje u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa u proceduan penalisht 7 të tjerë.             Top Channel