Molotovë dhe gaz lotsjellës afër xhamisë së Namazgjasë, Komuniteti Mysliman: Lëndimi i besimtarëve i patolerueshëm

Molotovë dhe gaz lotsjellës afër xhamisë së Namazgjasë, Komuniteti Mysliman: Lëndimi i besimtarëve i patolerueshëm

Pamje nga xhamia e Namazgjasë mbrëmjen e 20 shkurtit TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar sot publikisht pas protestës kombëtare të zhvilluar nga Partia Demokratike mbrëmjen e kaluar, ku molotovë dhe gaz lotsjellës u hodhën drejt ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet në Rrugën e Elbasanit. Sipas KMSH-së, në momentin e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, brenda në xhami po falej namazi i Teravive. Si pasojë e kaosit, disa besimtarë u lënduan dhe u detyruan të ndërpresin lutjen. Komuniteti bëri thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët e përfshirë në ngjarjen e ditës së djeshme. Reagimi i KMSH-së: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët...