Molotovë dhe fishekzjarre në protestën e opozitës, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 18 protestues
pamje nga protesta TIRANË- Gjykata penale e Tiranës ka liruar nga qelia 18 protesuesit e arrestuar pas trazirave në protestën e Partisë Demokratike, të organizuar më 20 shkurt. Mësohet se gjykata caktoi "detyrim paraqitje" për 17 protestues, ndërsa njëri prej tyre, Dionis Grepi, i cili u lirua pa masë sigurie për shkak të probleme shëndetësore. Protestuesit akuzohen për vepra penale që lidhen me mosbindje ndaj urdhrit të policisë, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike. Ditën e protestës, ata u kapën me çanta me molotvë, shishe benzine, me të cilët goditën institucione të ndryshme në vend si dhe forcat e rendit. Protesta e 20 shkurtit u mbaj fillimisht para Kryeministrisë, ku menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, shpërthyen molotovë e fishekzjarre. Vetëm pak...
Burimi:
zeri.ai