Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin

Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin

Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e radhës kombëtare në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë nuk pati fjalime, por vetëm marshim në rrugët e kryeqytetit, i shoqëruar me përplasje me policinë dhe hedhje bombash molotov. Protesta nisi pa një plan të shpallur publikisht. Mbështetës dhe militantë të PD ndoqën nga pas kryetarin e partisë, Sali Berisha, dhe deputetët, në një itinerar që zgjati rreth 6 kilometra nëpër rrugët e Tiranës. Pika kulmore e marshimit ishte ndalesa pranë ish-vilës së diktatorit, ku protestuesit hodhën bomba molotov, ndërsa policia u përgjigj me makinën e ujit. Gjatë lëvizjes në qytet, pati ndalesa edhe pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, selisë së PS dhe zyrave të Kuvendit. Sipas zhvillimeve në terren, numri i protestuesve erdhi duke u...