Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi”, shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve
Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante kokainë në kryeqytet, duke vënë në pranga 22 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen e këtij grupi, ku janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin. Një prej komunikime është ai mes të infiltruarit me emrin Hasan dhe Renaldo Dalipi, i arrestuar:• Hasan: Hajde këtej hajde?• Renaldo Dalipi: Si je me?• Hasan: Ku je mo ta dëgjoj zërin po nuk të shoh?• Renaldo Dalipi: O…• Hasan: Hë mor burr.• Renaldo Dalipi: Ku je ti?• Hasan: …•...