Mjeku jep alarmin: Gripi, Covid dhe një virus i tretë po qarkullojnë masivisht

Mjeku jep alarmin: Gripi, Covid dhe një virus i tretë po qarkullojnë masivisht

Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, po përballet me një valë intensive të virozave stinore, ku tre viruse respiratore po qarkullojnë njëkohësisht: virusi i gripit (Influenza), virusi sincitial respirator (RSV) dhe SARS-CoV-2 (COVID-19). Sipas mjekëve, kjo situatë është e pritshme dhe në përputhje me tendencat e vërejtura në vende si Gjermania, ku rastet e gripit dhe RSV janë në rritje, ndërsa ato të COVID-19 po shënojnë rënie. Bashkëqarkullimi i këtyre tre viruseve është bërë një normalitet i ri në sezonet e ftohta pas pandemisë. Mjeku Erion Dasho shpjegon se të tre viruset, herë duke dominuar njëri e herë tjetri, kanë qenë prezentë në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit. Kjo situatë, ndonëse nuk përbën një emergjencë të paparashikuar, kërkon kujdes dhe vëmendje...