Mjegull e dendur në rrugën Burrel–Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

Mjegull e dendur në rrugën Burrel–Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin e rrugës nacionale Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin për drejtuesit e mjeteve. Fusha e shikimit është shumë e kufizuar, ndërsa situatën e rëndon mungesa e sinjalistikës rrugore në disa pjesë të aksit. Ky fenomen është i shpeshtë gjatë dimrit dhe pranverës, pasi rruga kalon pranë Liqenit të Ulzës dhe hidrocentralit te Shkopeti, çka favorizon formimin e mjegullës së dendur. Përveç mjegullës, drejtuesit e mjeteve përballen me probleme të tjera serioze. Segmenti Burrel–Skuraj është i dëmtuar nga gropa të shumta, ndërsa mbrojtëset anësore mungojnë në disa pjesë. Një devijim i vogël për të shmangur gropat mund të bëhet shumë i rrezikshëm, pasi mjetet rrezikojnë të përfundojnë në Liqenin e Shkopetit. Në këtë rrugë qarkullojnë jo vetëm automjete nga i gjithë...