Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, vështirësi në qarkullim

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, vështirësi në qarkullim

PAMJE NGA VENDNGJARJA KORÇË-Mjegulla e dendur ka përfshirë aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Sipas raportimeve, në disa zona shikueshmëria është mjaft e kufizuar, ç’ka rrit rrezikun për aksidente rrugore. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të ruajnë distancën e sigurisë nga automjetet e tjera. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.