Mjalti vendas në krizë tregu, importet e dyshimta të mjaltit po dëmtojnë prodhimin vendas
Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e zgjojeve në raport me sipërfaqen, një tregues që dëshmon interesin në rritje të fermerëve për sektorin e bletarisë. Megjithatë, pavarësisht këtij potenciali dhe cilësisë së lartë të mjaltit vendas, bletarët shqiptarë po përballen me vështirësi serioze në tregtimin e produkteve të tyre. Sipas përfaqësuesve të këtij sektori, mjalti shqiptar konsiderohet ndër më cilësorët në Europë, për shkak se në pjesën më të madhe është mjalti shumë lulesh ose i prodhuar nga bimë medicinale, duke pasur vlera të larta ushqyese dhe kurative. Por, megjithë këto cilësi, tregu vendas mbetet problematik. “Ne kemi informacion se në vendin tonë importohet mjaltë që nuk ka vlerat dhe pastërtinë e duhur, madje në disa raste dyshohet të jetë edhe artificial. Kjo...
Burimi:
top-channel.tv