“Mjafton masa që ka për hetimin”, mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

“Mjafton masa që ka për hetimin”, mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut. Balla tha grupi parlamentar i PS do të bëjë një mbledhje me më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve, teksa shtoi se do duhet të respektohet kushtetuta, sa i takon prezumimit të pafajësisë. “Diskutimi i sotëm, pyetjet, mendoj se kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementë thelbësorë të Kushtetutës, prezumimit të pafajësisë. Në përfundim duke qenë se pala tjetër s’kishte nevojë për shqyrtim se...