Mister fati i 8 shqiptarëve, nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak
Më shumë se 20 nga mijëra të burgosur të ish Shtetit Islamik (ISIS), të transferuar së fundmi nga Siria në Irak, janë shtetas iranianë, përfshirë kurdë, thanë të martën tre burime të larta të sigurisë dhe inteligjencës irakiane për agjencinë e lajmeve Rudaw, të cilës i referohet Top Channel. Iraku ka transferuar 5,700 të burgosur të ISIS-it nga burgjet e mbajtura nga kurdët në verilindje të Sirisë (Rojava) në një proces 23-ditor të koordinuar me Shtetet e Bashkuara më herët këtë vit. Ky numër përfshin të paktën 23 individë nga Irani dhe rajoni kurd në perëndim të Iranit (Rojhelat), thanë burimet, duke folur në kushte anonimiteti. Transferimi pasoi avancimin e shpejtë të ushtrisë siriane dhe forcave të armatosura aleate drejt zonave nën kontrollin e Forcat...
Burimi:
top-channel.tv