Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka shkuar sot në selinë e Partia Demokratike. Delegacioni i PPE do të zhvillojë takim me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike. Në fokus të përfaqësuesve të PPE është një mision faktmbledhës për çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Vizita e misionit faktmbledhës vjen në kuadër të angazhimit të PPE për të monitoruar zhvillimet politike në vendet partnere dhe për të forcuar bashkëpunimin me forcat politike anëtare apo partnere në rajon.