Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule dhe një sasi djathi në “Bonum”

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule dhe një sasi djathi në “Bonum”

pamje nga operacioni TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule pranë biznesit KMY në Tiranë. Mësohet se mishi i pulës gjatë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes qëndron në tokë, ndërsa magazinimi i tij është bërë pranë një ambienti që ka prezencë myku dhe ndryshku. Bëhet me dije se AKU Tiranë ka bllokuar aktivitetin e biznesit KMY deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare. Ndërkohë, inspektorët kanë zhvilluar një tjetër aksion në operatorin e biznesit të ushqimit “Bonum”, ku kushtet e baxhos ku prodhohej djathi ishin jashtë standardit higjeno-sanitar, muret me lagështirë dhe myk. Ndaj kompanisë Bonum, AKU vendosi masë administrative me gjobë 300 mijë lekë të reja dhe bllokim të produktit. Bëhet me dije se produktet e pulës të...