“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

Nëse keni dashur gjithmonë të vizitoni Maldivet, por ju mungon koha dhe buxheti, kompania ajrore “Ryanair” mundëson fluturime të lira drejt alternativave evropiane ku mund të shijoni plazhe po aq të bukura, shkruan Natalie King në një artikull të botuar në të përditshmen “Mirror”. Linja ajrore me kosto të ulët “Ryanair” ka lançuar një numër linjash të reja, përfshirë drejt Shqipërisë, që po bëhet gjithnjë e më popullore në mesin e turistëve britanikë, falë ngjashmërisë së plazheve të saj që shpesh krahasohen me Maldivet. “Ryanair” do të ofrojë 20 linja të reja për në Tiranë, duke e rritur numrin e linjave të saj në qytet në 43. Nga pranvera, turistët do të jenë në gjendje të vizitojnë qytetin shqiptar nga Liverpuli, Birminghami dhe Dublini, me...