Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t

Mirlinda Karçanaj dorëhiqet nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t, e akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera publike e kryer në bashkëpunim dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Në këtë detyrë do ta zëvendësojë Igli Tafa, ndërsa ndaj saj ka një masë sigurie nga GJKKO, arrest shtëpie dhe bllokim pasaporte. Dorëheqja vjen pas publikimit të investigimit të Inside Story, ku u zbulua skandali i abuzimit me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit po merr përmasa të reja. Zbërthimi i materialeve hetimore evidenton përfitime rreth 21 milionë euro të një kompanie të lidhur me kunatin e Ermal Beqirit. Për herë të parë, Inside Story analizoi rolin e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, firmëtar në disa...