Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi do të paraqiten të martën në Apelin e Posaçëm për masë. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për skandalin me tenderat publikë. Të njëjtin hap ka ndjekur edhe zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, e cila ndodhet nën të njëjtën masë sigurie. Të dyja kërkojnë ndryshimin e masës, duke pretenduar se ajo është e pajustifikuar. Në Apelin e Posaçëm janë ankuar gjithashtu edhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, mes tyre zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra, si dhe...