“Mirënjohëse PS dhe Kryeministrit”, Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

“Mirënjohëse PS dhe Kryeministrit”, Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra e ministres së Jashtme një ditë më parë nga Edi Rama. Në një mesazh të lënë në Facebook, ajo shprehet ndër të tjera se dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Spiropali shkruan se i është mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite, sepse, siç shton ajo,  “mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”. Reagimi i plotë: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen. Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si...