Miratohet subvencioni për shoqëritë e transportit publik, Karakaçi tregon detajet
Këshilli i Ministrave miratoi sot subvencionin në masën 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik, qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi bën me dije se masa do të nisë që prej muajit mars, periudhë që përkon edhe me fillimin e efekteve të krizës në sektorin hidrokarbur. Lëvizja vjen pasi shoqëritë e transportit publik reduktuan flotën e autobusëve për afro 2 ditë. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ashtu sikundër kishim premtuar, miratuam masën subvencionuese në masën 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik, qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Kjo masë subvencionuese do të nisë aplikimin prej muajit mars, periudhë e cila përkon edhe me fillimin e efekteve të krizës në sektorin...
Burimi:
opinion.al