Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 110 vota pro

Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 110 vota pro

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot projektligjin për aderimin në Bordin e Paqes. Vendimi u mor me 110 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Edhe opozita i bashkoi votat me mazhorancën në këtë proces. Gjatë punimeve të komisionit, u rrëzuan edhe amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, të cilat synonin heqjen e referimit nominal ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe riformulimin e projektligjit, me argumentin se Shqipëria në marrëveshje ndërkombëtare përfaqësohet nga institucione dhe jo nga individë. Gjithashtu, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar në parim projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, me 13 vota pro dhe asnjë kundër. Para se Shqipëria të përfaqësohej, sipas Kushtetutës, duhet të votohej në Parlament dhe...