Miratohet amnistia/ Lirohen 447 të burgosur, 853 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi

Miratohet amnistia/ Lirohen 447 të burgosur, 853 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi

Inspektori i lartë i drejtësisë ka publikuar problemet që solli amnistia e kaluar, pikërisht ditën kur qeveria ka miratuar amnistinë penale prej cilës, pasi t’i kalojë komisioneve parlamentare parashikohet të fitojnë lirinë e menjëhershme 447 të burgosur si dhe 853 të tjerë të përfitojnë ulje dënimi. ILD deklaron se nga amnistia e 2024 ka konstatuar konfuzion në interpretimin e saj, pasi nga ana e prokurorëve nuk ka pasur veprim të menjëhershëm të vendimeve të shkurtuara, që do të thoshte zbatim amnistie, praktika të ndryshme, diferencë e madhe në kohë mes vendimit të formës së prerë dhe përcjelljes së tij. Megjithatë e vërteta është se institucionet u vunë në lëvizje pas investigimit të TCH mbi zbatimin e amnistisë 2024, bazuar në ankesat e dhjetëra të burgosurve...