Ministrja Shëndetësisë Evis Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Ministrja Shëndetësisë Evis Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale, mbi Ligjin e ri “Për barazinë gjinore”, tha se Shqipëria ka bërë përparime reale, duke përmendur përfaqësimin 36% të grave në Kuvend dhe integrimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në rreth 10% të buxhetit kombëtar. Megjithatë, ajo theksoi se sfidat mbeten të konsiderueshme, përfshirë hendekun gjinor në paga, pjesëmarrjen e ulët të grave në tregun e punës dhe ngarkesën disproporcionale të punës së papaguar. “Barazia në letër nuk është barazi në jetë”, u shpreh Ministrja, duke theksuar se ligji i ri nuk përfaqëson thjesht një rishikim teknik, por një zgjedhje të qartë politike për ta vendosur barazinë gjinore në qendër të zhvillimit, demokracisë dhe mirëqenies....