Ministrja Sala nga Onkologjiku: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Ministrja Sala nga Onkologjiku: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala deklaroi sot se janë ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimit te Onkologjiku. Gjatë takimit me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut, Sala theksoi se arritën të bëjnë disa hapa konkrete, duke dyfishuar kapacitetin për sallat e kimioterapisë. E shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, Ministrja falenderoi në fund mjekët dhe infermierët. “Morëm disa angazhime bashkë. Kemi dhënë rëndësi më të madhe Onkologjikut. Arritëm të bëjmë disa hapa konkrete, duke dyfishuar kapacitetin për sallat e kimioterapisë. Duhet të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne. Kjo do kohën e vet, por jemi në hapa të mirë. Falenderoj mjekët dhe infermierët, por edhe specializantët”, tha Ministrja Sala.