“Ministrja jep tenderë fiktivë dhe punimet bëhen shpejt e shpejt”, Nazarko paralajmëron: U bënë për efekte elektorale

“Ministrja jep tenderë fiktivë dhe punimet bëhen shpejt e shpejt”, Nazarko paralajmëron: U bënë për efekte elektorale

Inxhinieri Romeo Nazarko, deklaroi sot në një studio televizive, se shumica e rrugëve dhe veçanërisht Tuneli i Murrizit, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku vepra u dëmtua dhe pësoi çarje serioze, jo vetëm janë bërë me tenderë fiktivë, por edhe për efekte elektorale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e drejtuar nga Belinda Balluku. Ai nënvizoi se gjithashtu bëhen vepra të pakolauduara, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe në veçanti theksoi se duhet që të mbahet përgjegjësi konkrete. I pyetur për shkaqet e prishjes së rrugëve të reja të ndërtuara, duke përfshirë problematikat te Tuneli i Llogarasë, “rruga e florinjtë” 260 mln euro Qukës-Qafë-Plloçë apo së fundmi rruga e Librazhdit, Nazarko tha se shkak është dora e njeriut, mungesa e projekteve serioze, mungesa...