Ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante është i qëndrueshëm, tregu nën vëzhgim

Ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante është i qëndrueshëm, tregu nën vëzhgim

Tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të shkaktuara nga konflikti me Iranin dhe luhatjet e çmimeve të naftës, kanë shtuar vëmendjen e institucioneve shqiptare mbi funksionimin e tregut të brendshëm të hidrokarbureve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi masat që po merren për të garantuar furnizimin me karburant, për të monitoruar çmimet dhe për të parandaluar çdo spekulim. Ibrahimaj bëri të ditur se monitorimi i tregut përfshin disa institucione, secila me përgjegjësi të ndryshme. Autoriteti i Konkurrencës ndjek proceset për të identifikuar abuzime ose formime oligopolistike, ndërsa ministritë përkatëse analizojnë situatën e furnizimit dhe ecurinë e çmimeve. Takimet me operatorët kryesorë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve kanë konfirmuar ekzistencën e rezervave të detyrueshme dhe kontratat afatgjata, duke eliminuar rreziqet e mungesës së karburantit në...