Ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut refuzon gjuhën shqipe: Flisni gjuhën zyrtare, maqedonisht
Vesna Janevska TETOVË-Në Universitetin e Tetovës është mbajtur debat për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja, Vesna Janevska. Në mbledhjen ku po debatohej në lidhje me propozimet për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë, Vesna Janevska kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisinin maqedonisht, me argumentimin se ajo nnuk kuptonte gjuhën shqipe. Gazetarët kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj se gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase. DEBATI: "Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe. Unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj,...
Burimi:
zeri.ai