Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Sukth dhe Katund të Ri

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Sukth dhe Katund të Ri

permbytjet ne durres DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuuimin e menjëhershëm për banorët e zonës së Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës, ndërsa rreth 500 hektarë tokë rezultojnë të përmbytura. Ndërkohë që një person ka humbur jetën deri tani, për shkak se e mori rrjedha e ujit. LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM  Në zbatim të: • Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile” • Planit Kombëtar të Emergjencave Civile • Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Durrës, Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri. Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me: • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes...