Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Lindjes së Mesme

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Lindjes së Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme, deri në një njoftim të dytë. Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme. Top Channel