Ministria e Jashtme: Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi ambasadën e Amerikës në Riad

Ministria e Jashtme: Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi ambasadën e Amerikës në Riad

Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën. Po ashtu Ministria nënvizon se sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve tanë dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik, bën të...