Ministria e Jashtme hedh poshtë pretendimet ndaj ambasadores së Shqipërisë në Gjermani
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagon për një shkrim të publikuar në disa portale mbi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, duke sqaruar se janë ngritur pretendime të pavërteta, të pabazuara dhe spekulative. Në një reagim zyrtar, MEPJ sqaron se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për nisjen e një hetimi penal, shpallje si e pandehur apo përfshirje në shkelje ligjore të çfarëdo natyre. Pretendimet mbi emërime personale, keqmenaxhim fondesh apo lidhje të supozuara me figura publike janë tërësisht të paqena dhe nuk mbështeten në fakte. Ministria thekson se veprimtaria e përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, standardet profesionale dhe normat etike të shërbimit diplomatik. “Çdo publikim që përhap informacione të pavërteta,...
Burimi:
kohajone.com