Ministri Vengu-opozitës: Nxini vendin, s’keni turp kur mashtroni e shpifni

Ministri Vengu-opozitës: Nxini vendin, s’keni turp kur mashtroni e shpifni

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i është përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend. ”Kaloni kohën tuaj duke nxirë vendin dhe mesazhet politike dhe linçimin publik e transferoni në çdo frekuencë të mundshme mediatike e politike”, tha Vengu duke shtuar: “Sa i përket portit të Durrësit unë mund t’ju them fare mirë si ka qenë dhe si është sot nga pikëpamja logjistike dhe ekonomike, ju ftoj ta vizitoni”. Po ashtu iu përgjigj edhe akuzave të Bardhit për ndihmë kundrejt bandave të krimit të organizuar. “Jeni vetëshpallur gjyqtar publik, prift i moralit në politikën tonë. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet, sjelljet e mia, vendimmarrjen në çdo institucion ku kam pasur nderin të kontribuoj e herë pas here, të drejtoj. E keni bërë sport këtë që hidhni kallëzime...