Ministri Vengu në Mynih: Ballkani Perëndimor është pjesë e sistemit nervor të sigurisë europiane

Ministri Vengu në Mynih: Ballkani Perëndimor është pjesë e sistemit nervor të sigurisë europiane

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se Ballkani Perëndimor është një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë së Evropës. “Rajoni ynë nuk është periferia e sigurisë evropiane, por pjesë e sistemit të saj nervor”,-deklaroi ai, duke paralajmëruar për kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe dezinformimin që synojnë dobësimin e institucioneve dhe fragmentimin e shoqërive. Vengu nënvizoi se Shqipëria është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimi Evropian dhe kontribuon aktivisht në misionet e NATO dhe ato të udhëhequra nga BE-ja. Sa i përket instrumentit SAFE (Security Action for Europe), një nismë 150 miliardë euro e BE-së për investime në industrinë e mbrojtjes, ai theksoi se Shqipëria mbetet jashtë këtij financimi, ndonëse bashkëpunon ngushtë me Agjencia Evropiane e Mbrojtjes dhe përfiton nga...