Ministri Salla vlerësohet në Romë me çmimin ”Luani i Artë”: Simbol i miqësisë së fortë mes Shqipërisë e Italisë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla është vlerësuar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias me çmimin “Luani i Artë”, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane. ”Një vlerësim simbolik për angazhimin institucional dhe për punën e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në rrugën e afrimit të Shqipërisë me familjen europiane . Çdo arritje ka kuptim vetëm kur përkthehet në më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë rezultate për qytetarët”, kështu e përshkroi Salla marrjen e çmimit në një postim në rrjete sociale. Postimi i plotë Me nder dhe përgjegjësi pranova vlerësimin me çmimin “Luani i Artë”, i akorduar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet...
Burimi:
kohajone.com